Obama priti zëvendëspresidentin e Kinës, Xi Jinping

58-vjeçari Jinping parashikohet të jetë pasuesi i presidentit, Hu Jintao, që pritet të tërhiqet nga partia në fund të këtij viti dhe nga presidenca në vitin 2013.
Washingtoni ka ushtruar presion ndaj Pekinit për atë që e konsideron praktikë të pandershme të tregtisë, duke përmendur vlerën e monedhës dhe vjedhjen e pronës intelektuale.
“Ne dëshirojmë të punojmë me Kinën për t’u siguruar se gjithsecili po funksionon me të njëjtat rregulla, kur flitet për sistemin ekonomik. Kjo përfshin garancinë se ka një tregti në lëvizje jo vetëm mes SHBA-së dhe Kinës, por ne të gjithë botën”, tha Obama.
Vizita zëvendëspresidentit kinez vjen në mes të shqetësimeve për shtypjen e protestave në Tibet, nga ana e Pekinit. Aktivistët e të Drejtave të Njeriut protestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë, pas mbërritjes së Xi Jinping.
Më herët, Jinping u takua me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden dhe sekretaren e shtetit, Hillary Clinton.