E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen gazsjellësi në Homs

Gazsjellësi në provincën e Sirisë, Homs, është goditur nga një shpërthim i fuqishëm, derisa po vazhdon ofensiva e forcave të regjimit kundër protestuesve anti-qeveritar në këtë rajon.

Nuk është e qartë se çka e shkaktoi shpërthimin.

Ky gazsjellës është qëlluar disa herë para dhe gjatë kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad.

Sulmi i qeverisë në Homs, nga i cili, sipas aktivistëve sirianë, kanë mbetur të vrarë qindra vetë, ka hyrë në ditën e 13-të me radhë.

Aktivistët thonë se në qytetin qendror Hama, trupat qeveritare po ashtu i kanë vazhduar sulmet me predha kundër hapësirave të kryengritësve. Këto sulme kanë shkaktuar ndërprerjen e rrymës elektrike dhe shërbimet e telekomunikimeve.

Ka raporte edhe për ndërhyrjen e forcave të regjimit me makina të blinduara, në disa pjesë të kryeqytetit Damask, me ç’rast janë ngritur postblloqe, janë bastisur shtëpitë dhe janë bërë arrestime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›