E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iranianët përgjegjës për sulmet në Bangkok

Diplomatët izraelitë kanë qenë shënjestër e komplotit, të organizuar nga tre iranianë, prej të cilëve njëri është i plagosur rëndë në serinë e shpërthimeve në Bangkok, kumtoi një përfaqësues i lartë tajlandez.

"Tre iranianët janë një grup vrasësish, cak i së cilëve kanë qenë disa diplomatë izraelitë, duke e përfshirë edhe ambasadorin. Plani i tyre ka qenë ta vendosin bombën në automjetin diplomatik", kumtoi përfaqësuesi tajlandez.

Një person, me pasaportë iraniane, u lëndua rëndë në këmbë gjatë serisë së shpërthimeve në Bangkok, të cilat Izraeli menjëherë i lidhi me atentatet në Indi dhe Gjeorgji nga e hëna dhe më pas për to e akuzoi Iranin, theksojnë mediat franceze.

Më vonë një shtetas iranian është arrestuar në aeroportin e Bangkokut, ndërsa i treti ka arritur të arratiset në Malajzi, kumtoi policia tajlandeze.

Dy iranianët, e arrestuar në Bangkok, me siguri i kanë planifikuar sulmet kundër disa personave të caktuar, por nuk kanë disponuar me mundësinë dhe mjete për atentate mbi shumë njerëz ose ndërtesa të mëdha, transmetuan mediat amerikane, duke e cituar shefin e Këshillit tajlandez për siguri kombëtare, Vichian Podfosri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›