Berisha Levizja e Lire U krye
Fundi i nje rruge te gjate reformash eshte pritur me entuziazem nga kryeministri Berisha qe ka pershendetur kete proces te merituar per shqiptaret i cili u arrit ne saje te reformave te forta te qeverise por edhe duke neutralizuar lobingun negativ qe ka ardhur nga opozita dhe qarqe te tjera antishqiptare.
Berisha BE shperbleu perpjekjet historike te shqiptareve per liri
U krye gezuar per shqiptaret. Kjo ishte fraza e njohur tashme e kryeministrit te vendit Sali Berisha per te njoftuar vendimin e Keshillit te Ministrave per liberalizim te vizave Shqiperi ndashBE. Kryeministri Berisha tha se ky eshte mesazhi me miqesor qe i dhuruan Shqiperise e shqiptareve vendet anetare te unionit si dhe nderimi per ata qe ne vitin 90-e mbushen sheshet ne gjithe vendin me thirrjen E duam Shqiperine si e gjithe Europa. U krye Dhe kjo ne nderimin me te madh respektin me te thelle ndaj atyre qe 20 vjet me pare me dy gishtat lart mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes nen moton E duam Shqiperine si gjithe Evropa. Qeverite e vendeve anetare te BE moren ne Bruksel vendimin perfundimtar qe qytetaret shqiptare te levizin te lire ne hapesiren evropiane te lirise. Vendimi shenon shnderrimin ne realitet te endrres me te bukur te te rinjve shqiptare te qytetareve shqiptare shenon arritjen me te madhe per lirine dhe dinjitetin e tyre pas renies se perdes se hekurt. Por dua te theksoj se ky eshte mesazhi me miqesor qe kombet e Evropes qeverite e tyre ju dergojne shqiptareve ne 98 vjetorin e pavaresise se vendit te tyre- u shpreh Berisha. Duke e cilesuar vendimin e Brukselit si kartolina me e bukur per krishtlindjet dhe vitin e ri kryeministri tha se kete vit do kremtojme pavaresine e vendit tone me dinjitetin me te madh se kurre. Ne do te kremtojne pavaresine e vendit tone me dinjitetin me te madh se kurre. Ky vendim eshte urimi me i perzemert qe kombet e Evropes ju dergojne qytetareve shqiptare ne 20 vjetorin e shembjes se murit te Berlinit ne Tirane e themelimit te pluralizmit themelimit te forces se pare politike opozitare te vendit qe do te shnderrohej ne lokomotiven e integrimit te tij. Ne do te kremtojme kete 20 vjetor me endrren tone evropiane te shnderruar ne realitet. Por ky vendim eshte dhe kartolina me e bukur e jetes qe qytetaret shqiptare marrin per festat e fund vitit per krishtlindjet dhe vitin e ri. Si nje prej kombeve me qyteteruara evropiane ne do te festojme keto festa me te gezuar se asnjehere ne historine tone- tha kryeministri. Berisha vuri ne dukje se vendimi i Brukseli erdhi pas reformave te ndermarra nga qeveria dhe mazhoranca. Ky vendim u be i mundur vetem e vetem pas zgjedhjeve te lira dhe te ndershme pasi qeveria shqiptare u faktoi partnereve evropiane dhe mbare botes se ka vullnet te hekurt qe qytetaret shqiptare te votojne ne lirine e tyre dhe vota e tyre te respektohet. Ky vendim u be i mundur pasi me reformat e thella u shkeputem nga prapambetja shekullore ne sistemin tone te gjendjes civile dhe vendosem sistemin me modern vendosem sistemet me moderne ne pikat e kalimit te kufijve ne analizen e rriskut vendosem dhe pajisem qytetaret shqiptare me dokumentet me te shkelqyera te identitetit. Ky vendim u be i mundur pasi qeveria shqiptare me vendosmeri te madhe luftoi korrupsionin dhe u faktoi te gjithe partnereve tane se suksesi i luftes kunder korrupsionit eshte nje nga arritjet madhore te kesaj qeverie. Ky vendim u be i mundur ne saje te atij universi reformash qe bene qe Shqiperia te behej anetare e plote e Aleances se Atlantikut te Veriut dhe te permbushte me dinjitet te gjitha detyrimet e kesaj anetaresie- deklaroi kryeministri Berisha.