E Diel, 1 Nëntor 2026

108 orë nën rrënoja, mbijeton 13-vjeçari

Djali i shpëtuar quhet Ferhat Tokay dhe u gjet i gjallë të enjten teksa arriti të nxirrej nga gërmadhat vetëm mëngjesin e së Premtes. “Ai është dërguar në spitalin e Hahras dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë”, tha një zyrtar i forcave të shpëtimit.

Në foton e mëposhtme shihet qartë se sa është dobësuar dhe ligështuar i mituri, pasi ka qëndruar plot 4 ditë e gjysmë nën rrënoja.

Vetëm pak orë para kësaj ngjarjeje shpresëdhënëse, një tjetër burrë u nxor nga një apartament i shkatërruar për t’u dërguar menjëherë në spital.

Skuadrat e shpëtimit vijojnë gërmimet në shumë godina të shkatërruara, teksa shumë skuadra të tjera e kanë ndërprerë kërkimin për t’iu ardhur në ndihmë të mbijetuarve të tërmetit. Autoritetet turke thonë tashmë se bilanci i viktimave të tërmetit ka arritur në 570 të vdekur dhe mbi 2500 të plagosur.

Deri më tani 187 persona janë shpëtuar nga skuadrat e kërkim-shpëtimit por akoma ka me qindra të humbur. Shpresat për gjetjen e më shumë të mbijetuarve sa vijnë e rrallohen. Dëbora dhe reshjet e shiut po u vështirësojnë jetën banorëve që kanë mbetur nën qiellin e hapur.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-28 09:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›