Britani, ndryshime historike në ligjin e trashëgimisë mbretërore

Liderët e 16 shteteve të Komonueslthit ku Mbretëresha është kryetare e shtetit, votuan në mënyrë unanime ndryshimet në samitin e Perth-it, Australi.
Kjo do të thotë se nëse Duka dhe Dukesha i Kembrixhit bëhen së pari me vajzë, ajo do të ketë përparësi ndaj vëllezërve më të vegjël.
Edhe ndalesa e martesës së një monarku britanik me një katolike të kishës romane është hequr.
Sipas ligjit të vjetër të trashëgimisë së fronit, i cili daton më shumë se 300 vjet më parë, trashëgimtari i fronit është djali i parë që lind. Vetëm kur nuk kishte djem, si në rastin e Babait të Mbretëreshës, George VI, trashëgimia kalon tek vajza më e madhe./Start/F. Prroni/
2011-10-28 12:36