E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet ambasada amerikane në Bosnjë

Një person i armatosur sulmoi të premtën ambasadën amerikane në Sarajevë të Bosnjës.

Mësohet se polica kashkuar menjëherë në vend ngjarje.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar anonim të ambasadës të ketë thënë se nuk është plagosur askush brenda ambasadës.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se disa njerëz janë plagosur në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti, ndërsa policia ka nisur një hetim për një sulm të mundshëm.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e vendosur në zonën universitare dhe komerciale në Sarajevë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›