E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi ne kufi do te tregohet vetem pasaporta dhe bileta

15/11/2010Malstrom shprehet se askush sdo te kontrolloje parate e atyre qe levizin

Asnje prej qytetareve qe ka ne perdorim nje pasaporte biometrike nuk do jete i detyruar te tregoje shumen e parave qe disponon per te levizur jashte vendit. Komisionerja Evropiane per Ceshtjet e Brendshme Cecilia Malstrom ka sqaruar per opinionin publik nje prej pikave te mjegullta qe ka te beje me levizjen e lire pas dates 15 dhjetor. Sipas Malstrom vertet ne kufi qytetareve mund tu behen pyetje te ndryshme nga autoritetet ne lidhje me qellimin e vizites por kjo nuk do te thote qe ata duhet medoemos te tregojne xhepat perpara autoriteteve kufitare. Qytetaret qe duan te perdorin sistemin duhet te kene patjeter pasaportat biometrike. Po ashtu duhet te dine se u jepet mundesia e qendrimit ne Bashkimin Evropian vetem per 3 muaj. Nese qendrojne me gjate qendrimi i tyre kthehet ne i jashteligjshem. Atyre mund tu behen sigurisht pyetje kur te arrijne ne kufi por kjo nuk do te thote qe duhet te kene me vete dhe te tregojne nje shume te caktuar parash ose nje karte krediti eshte shprehur Malstrom. Pra eshte e qarte se kushti kryesor per levizjen e lire ne 28 shtete te BE-se eshte pasaporta biometrike dhe cdokush do te jete i lire te vizitoje vendet e Shengenit. Prej kohesh ekzistonte nje mjegullnaje e cila kishte te bente me se shumti me fjalet e dala per nje sasi parash qe duhen te kene qytetaret me vete. Natyrisht udhetimet kane shpenzime por kjo do te varioje sipas mundesive te gjithsecilit dhe askush nuk do te jete i detyruar te kete ne banke ose me vete shuma marramendese parash sic kerkoheshin garanci nga ambasadat e ndryshme ne Tirane.

Ndeshkimet

Ajo cka eshte e rendesishme eshte te mbahet parasysh afati i qendrimit ne vendet e zones Shengen. Kjo duket se eshte pika kryesore qe duhet te kene parasysh ata qe do te udhetojne drejt ketyre vendeve. Nese qytetaret shqiptare do te shkelin rregullat e qendrimit ata do te behen subjekt i largimit apo depertimit me force veprim i cili shoqerohet gjithmone me ndalim hyrjeje nga 1-5 vjet nderkohe qe dhe pas perfundimit te ketij afati do shikohen me dyshim sa here te kalojne ne kufi. Gjithashtu per nje kategori shkeljesh te rregullave te qendrimit shtetet anetare te BE-se aplikojne masa administrative gjobe te cilat shkojne deri ne 3000 euro. Ne rast se keto shuma nuk paguhen atehere personi i gjobitur nuk do te lejohet te hyje ne ate vend qe i ka vendosur gjoben derisa ta paguaje ate me gjithe kamatevonesen.

Pyetesori iu dorezua qeverise shqiptare nga BE ne vitin 2008

Levizja e lire shqiptaret u izoluan per 70 vjet

Presidenti e konsideroi si ngjarjen e trete me te rendesishme

Te hene e kaluar ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian ne unanimitet te plote vendosen per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Liberalizimi i vizave per Shqiperine erdhi ne saje te realizimit te kerkesave te bera nga ana e BE-se te paraqitura ne pyetesorin voluminoz qe iu dorezua Kryeministrit Berisha ne vitin 2008. Qe prej atij viti qeveria shqiptare ka ndermarre nje sere reformash thelbesore rezultat i te cilave ishte dhe konkludimi ne marrjen e drites jeshile nga parlamentaret e BE-se te cilet me vendimin e tyre bene te mundur levizjen pa viza te shqiptareve ne hapesiren e zones Shengen. Kete e pohoi gjate vizites se saj ne Shqiperi edhe Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme ne Bashkimin Evropian Sesilia Malmstrom e cila lavderoi punen e bere nga qeveria shqiptare ne realizimin e ketij vendimi teper te rendesishem per te gjithe shqiptaret. Duhet thene se Shqiperia ka qene nje nga vendet me te izoluara te planetit per me shume se 45 vjet pergjate regjimit te diktatorit Hoxha. Me pas shqiptareve iu mohua levizja e lire dhe per 20 vjet te tjera kete here jo per faj te tyre por per shkak te burokracive qe kerkoheshin ne ambasada. Liberalizimi i vizave mund te quhet nje nga sukseset me te medha te arritura qe nga formimi i shtetit shqiptar. Presidenti i Republikes e cilesoi si ngjarjen e trete me te madhe pas shpalljes se pavaresise dhe shembjes se diktatures ne vitin 1991.

Zona Shengen

Pas dates 15 dhjetor shtetasit shqiptare do te mund te udhetojne pa vize ne te gjitha vendet e BE-se perjashtuar Angline dhe Irlanden dhe perfshire Zvicren. Ketu perfshihen dhe Rumania Bullgaria dhe Qipro qe nuk jane ne zonen Shengen Austri Belgjike Bullgari Danimarke Estoni Finlande France Greqi Gjermani Holande Hungari Islande Itali Letoni Lituani Luksemburg Malte Norvegji Poloni Portugali Qipro Republika Ceke Rumani Sllovaki Slloveni Spanje Suedi Zvicer. Kushtet

Levizja me regjim te liberalizuar te vizave eshte nje hap me shume drejt levizjes se lire por nuk eshte levizje e lire. Ne saje te nje liberalizimi te regjimit te vizave shtetasit shqiptare nuk do te kene nevoje per vize per te levizur dhe qendruar ne vendet e BE-se 90 dite per 180 dite. Liberalizimi i regjimit te vizave nuk u jep mundesi shtetasve shqiptare te punojne ne vendet ne te cilat ata do te mundohen. Punesimi i ligjshem mundesohet vetem nepermjet lejeve te punes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›