E Diel, 1 Nëntor 2026

Pershkallezim protestash nese Berisha sreflekton

15/11/2010Kriza politike opozita e bashkuar leshon mesazhe ultimative per mazhorancen parlamentare

Zogaj Topi eshte ne fushen e Kryeministrit i takon atij te beje levizjen e radhes

Opozita e bashkuar leshoi dje nje sere mesazh ultimative per kreun e mazhorances duke kercenuar me pershkallezim protestash ne rast se nuk merret parasysh oferta e PS-se per zgjidhjen e krizes politike. Nje apel i tille erdhi dje nga ky front ku cdo dite nga kjo seli do te kete nje mesazh per shumicen qeverisese. Ne kete menyre per shkak se tashme ne axhenden e tyre aleatet e majte kane vendosur qe gjate kesaj jave te koordinojne ne detaje te gjithe aksionin e ri politik atehere ne daljet e tyre publike te perditshme eshte vendosur qe te mund te behet e qarte e gjithe strategjia e ketij kampi. Protestat qytetare te cilat do te startojne javen e ardhshme do te jete aksioni i radhes i opozites se bashkuar kunder qeverise Berisha. Ishte koordinatori i opozites se bashkuar Prec Zogaj qe beri me dije dje gjate nje prononcimi per shtyp faktin se protestat e kampit opozitar do te nisin duke u pershkallezuar ne te gjithe vendin ku ne thelb te ketij aksioni do te jete thirrja ne adrese te Kryeministrit Berisha per reflektim duke pranuar per oferten e opozites per transparencen e zgjedhjeve si e vetmja zgjidhje e krizes politike. Topi eshte ne fushen e Berishes vuri ne dukje Zogaj gjate fjales se tij. Madje po ne kete linje koordinatori i opozites se bashkuar sqaroi se nese nuk jepet nje pergjigje per oferten e opozites atehere protestat te cilat do te nisin javen e ardhshme do te pershkallezohen ne te gjithe vendin. Sipas tij oferta per zgjidhjen e krizes politike eshte ne tryezen e qeverise por mazhoranca refuzon zgjidhjen. Ne vleresimin e perfaqesuesit te opozites se bashkuar ka qene pikerisht kriza politike faktori kryesor qe Shqiperise iu refuzua statusi i vendit kandidat per integrim. Per Zogajn raporti i KE eshte fotografia e gjendjes ne Shqiperi ku u evidentua korrupsioni ne gjyqesor shendetesi. Madje sipas tij pavaresisht kritikave qeveria nuk i kushton vemendje raportit te KE-se. Por ne deklaraten e tij per shtyp Zogaj u ndal dhe ne nje tjeter moment e konkretisht te liberalizimi i vizave me BE-ne. Qytetaret shqiptare meritojne te informohen ekzaktesisht per procesin e liberalizimit te vizave qe per Shqiperine te shmanget nje tjeter refuzim si ai per integrimin vuri ne dukje Zogaj lidhur me kete ceshtje. Nderkohe qe po gjate kesaj jave opozita e bashkuar do te zhvilloje nje tjeter tryeze per te ndertuar nje grafik konkret te tubimeve qe do te nisin nga qytetet kryesore te vendit deri ne caktimin e nje date per nisjen e protestave ne Tirane. Dy dite me pare ishte kreu i PS-se Edi Rama ai qe thirri nje tryeze mes partive aleate te se majtes ku i informoi aleatet me vendimet e Asamblese Kombetare. Madje ne perfundim te ketij takimi partite e koalicionit Opozita e bashkuar paralajmeruan protesta te ashpra ashtu si banoret e Dukatit per te rrezuar qeverine dhe nje deklarate e tille u be publike nga kryetari i Partise Ligj e Drejtesi Spartak Ngjela.

Vendimi

Opozita do te mbeshtese frymen e popullit. Frymen qe pate ne Dukat per te mbrojtur te drejtat dhe i ben thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur ne te drejta ne dinjitet ne prone ne gjithcka qe shikojne te behen pjese e kesaj levizjeje e cila qe neser fillon e merr forme ne te gjithe Shqiperine. Derisa te vijne ne nje dite te caktuar per te ardhur ne Tirane ashtu sic kemi vendosur dhe kemi bere heret e tjera beri me dije kreu i PLD-se Spartak Ngjela gjate fjales se tij.

Qendrimi

Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit. Nuk i kerkojme fletet e votimit per hetimin thjesht kerkojme materialet zgjedhore. Opozita kerkon hetim pikerisht se sa dhe si eshte zbatuar ligji themelor i bashkejeteses sone demokratike ligji zgjedhor. Per kete arsye rikonfirmoj qendrimin e opozites per te protestuar per zgjedhje te lira dhe demokratike vleresoi kreu i PS-se Rama.

Apeli

OSBE-ja nuk mund te rrije me dhe te veshtroje sikur e gjitha kjo nuk ka te beje me misionin dhe prezencen e saj. Nuk mund as te perserise ne boshllek thirrjen 20-vjecare per nje tjeter ndryshim te ligjit zgjedhor. Nuk mund te ndryshojme ne leter Kodin Zgjedhor se kete e kemi bere ne 20 vjet. Opozites shqiptare i duhet nje garanci qe zgjedhjet e se ardhshmes nuk do te jene si te shkuarat dhe te deformuara nga Sali Berisha tha Rama.

Akuza e PS-se

Shalsi Vasili fajtor per problemet ne ministri

Seria e akuzave te Partise Socialiste ne adrese te ministrit te Shendetesise Petrit Vasili kishte dje ne qender te saj marredheniet mes tij dhe kompanise Megafarma. Deputeti i PS-se Eduard Shalsi i cili duke shprehur pakenaqesine e partise qe perfaqeson per heshtjen e mbajtur nga ministri Vasili ndaj pyetjeve te bera pak dite me pare nga kjo parti u meshoi me force akuzave te cilat e konstatojne fajtor ministrin per problemet aktuale ne kete institucion. Ne kete menyre referuar tregut te barnave mjekesore deputeti Shalsi theksoi gjate deklarates se tij per shtyp se tregu i ilaceve eshte monopol i nje firme te vetme te quajtur Megafarm. I drejtoj dhe sot ministrit Petrit Vasili ti beje te ditur opinionit se pse sa kohe ka qene ai minister nga veriu ne jug nga Saranda ne Shkoder tenderet per ilace i fiton vetem nje kompani dhe kjo eshte Megafarm. Cfare lidhjeje ka ministri me kete kompani qe tregton ilacet me cmimet me te larta ne rajon vleresoi deputeti socialist. Madje ai i kerkoi ministrit Vasili qe te kete kuraje dhe te flase personalisht rreth problemeve qe ngre PS-ja ne emer te tij dhe jo te fshihet pas drejtuesve te LSI-se. Keto jane fakte qe tregojne se ministri ka deshtuar dhe eshte fshehur gjate gjithe kesaj kohe pas zedheneses fshihet pas kryetarit te partise LSI qe natyrisht nuk ka si te mos pranoje te behet avokat i Vasilit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›