E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk kemi bere thirrje per dhune

15/11/2010Reagimi i PS-se

Ndaj deklarates se sekretarit te Pergjithshem te LSI-se Luan Rama ka qene i menjehershem dhe reagimi i Partise Socialiste. Askush nuk ka bere thirrje per dhune ne emer te socialisteve tha anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se Megi Ajtyresa ne reagimin ndaj deklarates se Luan Rames per mediat. Duke e cilesuar sekretarin e LSI-se si vegel te Berishes Ajtyresa u shpreh Deklarata e sekretarit te LSI-se deshmon se Luan Rama mjaullin ne emer te Saliut sdi cfare thote po ben cfare i thone. Me pas anetarja e Asamblese Kombetare socialiste e cilesoi mazhorancen aktuale si deshtake ne nismat e tyre si dhe ritheksoi thirrjet e opozites per largimin e qeverise se Kryeministrit Berisha duke e fajesuar qeverine e tij per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat si dhe per pervetesimin e pronave te banoreve te Dukatit nga ana e njerezve te Kryeministrit Berisha. Keta deshtake qe e lane Shqiperine jashte dyerve te BE-se duhet te largohen nga qeveria jo ti japin leksione opozites. Ne qofte se i shqeteson solidariteti i opozites me banoret e Orikumit le tua kthejne mbrapsht atyre tokat qe ua ka marre Rrahmani i Shkelzenit per llogari te oborrit te Saliut deklaroi Megi Ajtyresa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›