E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Liberalizimi, nuk kemi kushte"

Liberalizimi i universiteteve eshte aktualisht nje hap i pamundur. Kjo ka qene deklarata e ministrit te Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja, bere dje ne Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik. Sipas Bejes, per te arritur ne nje hap te tille te madh, sic eshte liberalizimi i institucioneve te arsimit te larte, duhet se pari te krijohen nje sere kushtesh, sic eshte dyfishimi i godinave dhe stafit pedagogjik. Nga ana tjeter, ministri i Arsimit Fatos Beja, ka mbeshtetur hapjen e universiteteve private, ku sot jane hapur 20 te tilla dhe ku studiojne rreth 9 mije studente. Sa i perket problematikave ne lidhje me arsimin baze dhe te mesem, ministri ka folur edhe per kryerjen e ketij procesi me turne. Keshtu, nga statistikat qe posedon MASH, del se plot 60 per qind e te gjitha shkollave te vendit e kryejne mesimin me dy turne. Perkthyer ne shifra, del se numri i shkollave qe kryejne mesimin me turne, eshte 307 shkolla, ne rang vendi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›