Sefgjini, mase te re sigurie
Tirane- Te pandehurit e akuzuar per rrembimin e Remzi Hoxhes do te njihen me nje mase tjeter sigurie. Prokurori i ceshtjes Xhevat Hana, e ka paraqitur kerkesen prane Gjykates se Krimeve te Renda. Kete fakt e ka bere dje te ditur kryesuesi i trupit gjykues, Xhelal Elezi. Ai i ka kerkuar prokurorit te shprehej ne lidhje me kerkesen e tij, ndersa i ka vene ne dukje se i pandehuri, i cili gjykohej ne mungese Ilir Kombaro eshte nen masen e sigurise "arrest me burg". Tre te pandehurit e tjere Arben Sefgjini, Avni Koldashi si dhe Budjon Mece, pritet te njihen me masen e re te sigurise, mase kjo e cila do te shqyrtohet ne seancen e radhes. Prokurori i ka kerkuar gjykates qe te njihet me vendimet e marra nga Gjykata e Apelit per Krimet e Renda dhe Gjykata e Larte. Te dyja keto gjykata vendosen qe tre te pandehurit te gjykohen ne gjendje te lire duke iu hequr masen e sigurise "arrest shtepie", te vendosur nga shkalla e pare. Dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim, te tre te pandehurve te akuzuar per rrembimin e biznesmenit shqiptaro maqedonas kane deshmuar dy ish punonjesit te SHIK-ut. Deshmitari i pare i thirrur nga Prokuroria ishte Qerim Cenke. Ky i fundit ka bere me dije se ne vitin 2005 kur ky ishte inspektor ne bazen e SHIK Tirane, shefi i tij, i pandehuri Ilir Kumbaro i kishte kerkuar qe te merrej me Avdyl Loshaj i cili ndodhej ne nje dhome te katit te trete. Ky i fundit mesohet se i ka kerkuar nje tjeter ndihmes pasi ishte i ri ne detyre. Ne ndihme te tij ka shkuar Arjan Hysolli. "Arjani me tha: Qerim, ai do te shkoje ne banje. Une i drejtohem e i them si veprohet ne te tilla raste. Ishin tre banja e Loshaj u fut ne banjen e trete, ne te cilen kishte edhe nje dritare. Ne ishim jashte deres kur degjuam zhurme. Pasi shqyem deren pame qe Loshaj ishte hedhur nga dritarja duke u kacavjerre nga tubat e shkarkimit te ujit", ka sqaruar deshmitari. Sipas tij Loshaj ishte marre nga forcat e briskut dhe ishte derguar ne spital, ku i ishte dhene ndihma e nevojshme. Prej andej ai ishte marre nga familjaret e tij. Pasi ishte kthyer ne baze, rruges duke dale nga puna per te shkuar ne shtepi, e ka ndaluar kolegu i tij Roland Dedej. Ai i kishte thene se duhet te kontrollonin nje objekt me urdher te shefit te tyre Ilir Kumbaros. "Rolandi shkoi te nje makine qe qendronte ne cep te parkingut dhe hapi deren. Tek kroskoti mori nje portofol, nje streke cigare e cila ishte gjysme, ndersa une qendroja duke pire cigare me rojen e parkingut. Makina ishte e Remzi Hoxhes. Me pas jemi larguar duke shkuar ne qender", ka vazhduar se treguari deshmitari. Sipas tij, kolegu i tij kishte qendruar afer me disa lokale ku kishte lene sendet qe mori nga makina. Por deshmia e dhene dje ne seance nga deshmitari eshte hedhur poshte nga prokurori i ceshtjes Xhevat Hana. Sipas prokurorit deshmitari ne deshmine e dhene perpara grupit te hetimit me 26 shtator te vitit 2003 ka bere me dije se Sefgjini i kishte dhene urdher te kryente nje detyre, e cila ishte kontrolli i makines se Remzi Hoxhes, veprim ky i cili ishte cilesuar si i ligjshem. Sipas akuzes pasi kishte shkuar me kolegun e tij Roland Dedej ne fabriken Duralumini, ata kishin marre nga kroskoti, nje portofol, dy steka cigare dhe dokumentet e makines. "Kemi shkuar me makine deri ne kryqezimin e Kamzes, aty na priste Arben Sefgjini dhe Ilir Kumbaro, i kemi dhene keto sende dhe me pas jemi larguar", mesohet te kete deklaruar perpara hetuesve 5 vjet me pare deshmitari. Kolegu i tij Arjan Hysolli ka treguar serish momentet e hedhjes nga dritarja te Avdyl Loshaj.