E Diel, 1 Nëntor 2026

Sektori minerar, italianet kerkojne burime te reja

Investimi ne sektorin minerar ka terhequr vemendjen e investitoreve italiane, te cilet ne bashkepunim dhe me biznesin vendas kerkojne te perfshihen ne zonat qe jane ende te pazbuluara. Dje, Instituti Italian per Tregtine, ICE ne kuader te Festivalit te pare Italian ne Shqiperi, organizoi nje takim me biznesmene italiane e shqiptare nga sektore te ndryshem te ekonomise, ne qender te se cilit ishin mundesine e njohjes se zonave shqiptare qe jepen me koncesion per investime prodhuese me qellim, shfrytezimin e pasurive te rendesishme te nentokes shqiptare. Francesco Vitulli, Drejtor i ICE-s, duke vleresuar organizimin e ketij aktiviteti, u shpreh se permes tij, synohet sensibilizimi i investitoreve dhe biznesit italian per te financuar ne Shqiperi me qellim, rritjen e bashkepunimit ekonomik me dy vendeve. "Italia, theksoi Vitulli, eshte shume e angazhuar ne zhvillimin e ekonomise shqiptare permes bashkepunimit per terheqjen e investimeve italiane si dhe zhvillimin e aktiviteteve dhe konsolidimin e shkembimeve tregtare". Gjate takimit, ku merrnin pjese dhe perfaqesues nga ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Industrise, u vu theksi ne zhvillimin e sektorit te nentokes, i cili po behet gjithmone e me shume terheqes per investime te reja, pasi zona te ndryshme mineralmbajtese, jane ende te pazbuluara dhe te pa kerkuara, pasi vlerat financiare te kerkimit, zbulimit dhe nxjerrjes, jane te larta.

Studimi

Ne baze te nje studimi te "Albinvest", perpunimi i thelle i mineraleve ne vend perben nje nga fushat me interes, per thithjen e investimeve te huaja, krahas rezervave ende te pazbuluara, vecanerisht te depozitave te mineraleve fosfatike dhe boksiteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›