Liberalizohet tregu i energjisë

Hartimi i këtij projektligji është bërë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian për sektorin e energjisë elektrike.
“Për realizimin e këtij qëllimi është përcaktuar që, përveç Klientëve Tariforë, që furnizohen me energji elektrike me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë, të operojnë edhe Klientët e Kualifikuar, të cilët furnizohen me energji elektrike nga tregu i parregulluar. Këta të fundit ose mund të futen në tregun e lirë vet, ose mund të furnizohen nëpërmjet Furnizuesve të Kualifikuar”, thekson METE.
Më tej thuhet se “edhe ata pak klientë të kualifikuar, të cilët vepronin në treg përpara një viti, janë kthyer në klientë tariforë, që furnizohen nga ÇEZ Shpërndarje sh.a. me energjinë elektrike të prodhuar apo te siguruar nga KESH sh.a.”. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, kërkesa për energji gjatë vitit 2011 është rritur ndjeshëm dhe rritje do të ketë edhe gjatë vitit të ardhshëm.
“Kërkesa e ÇEZ Shpërndarje sh.a. për energji elektrike për këtë vit, për këtë kategori konsumatorësh, parashikohet të jetë rreth 800.000.000 KWH ose rreth 15 % e kërkesës vjetore të kërkuar nga KESH sh.a., pra një rritje mjaft e konsiderueshme. Por kjo shifër nuk përfshin kërkesat e reja për trajtimin si klientë tariforë të konsumatorëve të tjerë industrialë gjatë vitit 2012”, sqaron METE.
Rritja e kësaj kërkese çon, dhe do të çojë edhe më shumë në të ardhmen, në rritjen e kostove, të cilat do të duhet të përballohen nga KESH sh.a., i cili, për të mbuluar këtë kërkesë, do të jetë i detyruar në shumë të importojë me çmime tregu. Pr/ligji i ri parasheh që konsumatorët që konsumojmë mbi 50 milionë kWh energji elektrike në vit, të konsiderohen automatikisht Klientë të Kualifikuar dhe të furnizohen me energji elektrike në treg të lirë nga Furnizuesit e Kualifikuar.
Aktualisht nga Enti Rregullator i Energjisë janë licensuar një numër i konsiderueshëm shoqërish tregtare (mbi 7 të tilla), të cilat mund të kryejnë aktivitetin e furnizimit me energji elektrike të Klientëve të Kualifikuar në tregun e lirë (me çmime të parregulluara). Pra, nuk do të kemi vakum në furnizimin me energji elektrike të kësaj kategorie konsumatorësh.
Me këtë ndërhyrje do të realizohet hapja dhe liberalizimi real i tregut të energjisë elektrike në Shqipëri, i cili aktualisht është liberalizuar vetëm formalisht dhe do të prishen monopolet e krijuara në tregun e energjisë elektrike. Me këtë projektligj, energjia e prodhuar nga HEC-et ekzistuese me kosto të ulur dhe kapital 100 për qind shtetëror do të shkojë për furnizimin e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla dhe të mesme.
Këto ndryshime duhen bërë shpejt, në mënyrë që të gjithë operatorët e tregut të jenë të përgatitur për të operuar normalisht në vitin 2012 dhe ERE të ketë mundësi të marrë në konsideratë këto ndryshime, në përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për sektorin e energjisë elektrike për vitin 2012.
Ndryshimi i nenit përkatës është parashikuar edhe në draft ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, që është përgatitur me konsulencën e kompanive të huaja dhe që shumë shpejtë do të kaloje për marrje mendimi dhe miratim nëpër strukturat përkatëse. /Start/
2011-10-03 16:20