METE gati projektligji per hapjen e tregut te energjise elektrike

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka hartuar projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, i cili do të përbëjë një hap përpara në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
Ky dikaster njofton se në këtë ligj, është përcaktuar që, përveç Klientëve Tariforë, që furnizohen me energji elektrike me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë, të operojnë edhe Klientët e Kualifikuar, të cilët furnizohen me energji elektrike nga tregu i parregulluar. Këta të fundit ose mund të futen në tregun e lirë vet, ose mund të furnizohen nëpërmjet Furnizuesve të Kualifikuar.
Një gjë e tillë vjen pas kërkesave të shumta të konsumatorëve, për t’u trajtuar si klientë kualifikuar.
Sipas informacionit, ata pak klientë të kualifikuar, të cilët vepronin në treg përpara një viti, janë kthyer në klientë tariforë, që furnizohen nga ÇEZ Shpërndarje sh.a. me energjinë elektrike të prodhuar apo te siguruar nga KESH sh.a.
Aktualisht, nga Enti Rregullator i Energjisë janë licencuar një numër i konsiderueshëm shoqërish tregtare (mbi 7 të tilla), të cilat mund të kryejnë aktivitetin e furnizimit me energji elektrike të Klientëve të Kualifikuar në tregun e lire. Pra, nuk do të kemi vakum në furnizimin me energji elektrike të kësaj kategorie konsumatorësh.
Me këtë ndërhyrje do të realizohet hapja dhe liberalizimi real i tregut të energjisë elektrike në Shqipëri, i cili aktualisht është liberalizuar vetëm formalisht dhe do të prishen monopolet e krijuara në tregun e energjisë elektrike.