E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata e re e energjise perfundon brenda tetorit hyn ne fuqi nga 1 janari 2012

Enti Rregullator i Energjisë, pritet të përfundojë brenda 10 ditëve kontratën e re të energjisë për konsumatorët familjarë.

Kjo kontratë, parashikon detyrime të reja për operatorin e Shpërndarjes së energjisë, e cila që prej 3 vjetësh, është privatizuar nga kompania çeke CEZ.

Sipas, Enetal Çipa, drejtore e zyrës për Mbrojten e Konsumatorëve, praën ERE sqaron se po kosiderohen të gjitha kërkesat e bëra nga ana e konsumatorëve. Duke përfshirë këtu edhe kërkesat e bgizneseve.

Ndërkohë, që ERE është detyruar të zhvillojë takime të shpeshta edhe me CEZ Shpërndarje, duke qenë se kjo kompani ka kundërshtuar kushtete e reja që Enti ka përcaktuar në këtë kontratë.

Konsumatorët shqiptarë do të kenë që nga 1 janari I vitit të ardhshëm një kontratë të re të energjisë elektrike. Sipas kësaj kontrate, ata do të njoftohen për çdo ndërpreje të energjisë elektrike që do t’u bëhet nga ana e dispeçërve të shpërndarjes së energjisë.

Po ashtu, sipas konsratës së re, konsumatorët do të rimbursohen 2 muaj më vonë, në rast se faturohen gabimisht. Në bazë të kontratës së re do të ketë dëmshpërbim, kur ndërprerjet në 1 vit janë më të shpeshta, se ato që janë përcaktuar.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›