PD: Berisha debat me Ramën në 2013-n

Zëdhënësja e selisë blu tha se Berisha është i gatshëm të debatojë me Ramën në zgjedhjet e vitit 2013 , duke nënvizuar se tani nuk është kohë për debate veçanërisht për shkak se nuk do të ishte e përshtatshme për Partinë Demokratike të ndikonte në Kongresin e ardhshëm të Partisë së zotit Rama.
“Qytetarët shqiptarë kanë pritur për vepra përgjatë dy viteve të shkuara dhe tani që Partia Socialiste është kthyer në Parlament edhe pse ata ende vazhdojnë të refuzojnë të votojnë është detyrim i të gjithëve të punojmë për të miratuar çështjet për të cilat ne mund të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe konsensus. PD beson se qytetarët meritojnë më shumë sesa një Parlament të mbetur pezull në mënyrë të vazhdueshme, në pritje të zgjedhjeve të ardhshme”, theksoi Albana Mustafaraj.
Më tej, ajo tha se Berisha e ka bërë të qartë tashmë se ai është i gatshëm të bashkëpunojë me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, dy çështje në të cilat dialogu mund të bëjë progres. “Nëse z. Rama është thjesht duke u angazhuar në një betejë tjetër politike dhe retorika e tij është e pasinqertë atëherë, ne, mendojmë se të gjithë mund ta përdorim kohën më mirë. Por nëse zoti Rama është serioz në lidhje me çuarjen përpara të reformave PD është e gatshme për të vepruar”, shtoi zëdhënësja. /S.Ll/Start/
2011-10-03 16:49