Liberalizohet tregu i sigurimeve
Ndryshon skema e pagesës për siguracionin e makinave. Duke synuar, liberalizmin e këtij tregu, ministria e Financave ka hartuar ndryshimet në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e Transportit, të cilat kaluan në komisionin e Ekonomisë.
Sipas këtyre ndryshimeve, do të jenë vetë kompanitë që do të vendosin në mënyrë të pavarur tarifat e primit të sigurimit, por më parë do të duhet të njoftojnë zyrtarisht Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Në këtë mënyrë, Ministria e Financave ka vendosur të ligjërojë informalitetin e evidentuar në tregun e sigurimeve.
Ndryshimet e bëra në këtë projektligj diktojnë Autoritetin Mbikëqyrës Financiar të miratojë rregullat për përcaktimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të detyrueshëm dhe nivelin e provigjioneve teknike. Ky ligj pritet të aplikohet një muaj pas miratimit të tij në Parlament.