E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati Dërmenas pa drita, deputeti Prifti apelon institucionet

Deputeti i Qarkut të Fierit ka ngritur shqetësimin për energjinë elektrike në Dërmenas. Deputeti Dritan Prifti, ka kërkuar prej institucioneve që të zgjidhë këtë çështje pasi nuk mund që të paguhet kolektivisht kur fajin e kanë individë të vecantë.
 

Që prej tre javësh, banorët e fshatit Dërmenas kanë mbetur pa energji elektrike. Ata kanë ndërmarë një sërë nismash midis të cilave bllokimi i zyrave të CEZ apo aksin Seman –Fier, për rreth 2 orë, por përsëri nuk është gjetur asnjë zgjidhje.
 

Jane rreth 103 familje në këtë fshat të cilët prej ditësh vijojnë të përballen me errësirën në mes të verës, ndërsa CEZ është shprehur se energjia do të rikthehet vetëm kur këta banorë të shlyejnë detyrimet ndaj kesaj kompanie, kurse nga ana tjetër banorët kanë dëshmuar se pagesat janë kryer në mënyrë të rregullt çdo muaj.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›