Vendimi/METE gjobit 8 shoqeri ne fushen e hidrocentraleve paralajmerohen 30

Foto ilustruese hidrocentral
Tirane 19 korrik 2011 NOA- Disa masa ndeshkimore jane marre gjate dites se sotme nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes per disa shoqeri koncensionare te cilat nuk kane plotesuar detyrimet e percaktuara ne kontratat qe kane lidhur me METE per ndertimin e hidrocentraleve ne Shqiperi.
Burime zyrtare nga METE bejne te ditur per agjencine e lajmeve NOA se pas disa paralajmerimeve qe jane bere nga ana e METE Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Nasip Naco vendosi sot aplikimin e penaliteteve per keto shoqeri koncensionare si rezultat i mos respektimit te afateve.
Nga kjo ministri theksohet se keto shoqeri jane njoftuar qe ne muajin shkurt mbi penalitetin per moszbatim te afatit te dorezimit te projektit te zbatimit.
Sipas METE ndaj ketyre shoqerive kerkohet shlyerja e detyrimeve brenda 30 ditesh ndersa paralajmerohet se ne rast te mosshlyerjes ne kohe te ketij penaliteti do te kerkohet pagesa e kamatave ligjore dhe zgjidhjen e kontratave.
Sakaq vetem pak dite me pare ne nje seminar te mbajtur per Hidrocentralet ne Shqiperi Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Nasip Naco shprehu vendosmerine ne zbatimin me rigorozitet te kontratave koncensionare per ndertimin e HEC-eve.
Me kete rast Naco theksoi se METE nuk mund te toleroje qe investimet dhe projektet me rendesi kombetare te mbeten peng i disa kompanive fantazme te cilet jane kthyer ne sekser ne dyert e kesaj Ministrie.
Mesohet se jane tete shoqeri ato qe rrezikojne ndeshkimin dhe shuma per shkeljen e detyrimeve me ministrine llogaritet te jete 2 547 400 leke ndersa theksohet se jane paralajmeruar edhe 30 subjekte te tjera per mosrespektim afatesh te dorezimit te projektit te zbatimit.
Mosplotesimi i kesaj kerkese perben shkelje te detyrimit kontraktual ndaj te cilit Autoriteti Kontraktues do te mbaje qendrimin e duhur ligjor bazuar ne Ligjin Nr. 9663 date 18.12.2006 Per koncesionet i ndryshuar dhe VKM Nr. 27 dt. 19.01.2007 Per miratimin e rregullave te vleresimit dhe te dhenies se koncesioneve i ndryshuar thuhet ne vendimin e marre sot nga METE.
a.y/NOA