Hiqet dogana për automjetet
19/07/2011 Miratohet paketa fiskale në Komisionin e Ekonomisë. Diskutohet të enjte në Parlament
Rrushaj: Përfitojnë edhe ata që importuan makina këtë vit
Kush ka importuar këtë vit një automjet mund të përfitojë nga heqja e doganës, nëse do t’i bëjë dokumentet pasi të hyjë në fuqi ligji, pra pas shtatorit. Për këto automjete që aktualisht janë në regjimin e përkohshëm do të zbatohet formula e re që heq doganën dhe parashikon një taksë të përvitshme që do të paguhet te kolaudimi. Kushti i vetëm është që periudha 6-mujore e regjistrimit të përkohshëm të përkojë me afatin e hyrjes në fuqi të ligjit. Gjatë diskutimit të djeshëm të paketës fiskale gjatë Komisionit parlamentar të Ekonomisë, numri 2 i Ministrisë së Financave, Alfred Rrushaj, informoi deputetët e mazhorancës lidhur me këto ndryshime. Deputetët miratuan paketën e përbërë nga katër projektligje, ai “Për akcizën”, për “Taksat vendore-taksa e regjistrimit”, për “Tarifat e këpucëve dhe veshjeve” dhe për “Taksat kombëtare-taksimi i makinave”. Ndryshimet e përfshira në këtë paketë fiskale janë diskutuar më parë edhe me komunitetin e biznesit.
Taksa e makinës
Duke sqaruar mënyrën e llogaritjes së taksës së importimit të makinave të përdorura, zëvendësministri i Financave theksoi se ajo do të zëvendësohet me një taksë të përvitshme në kolaudim. “Po i referohem një makine prodhuar 9 vjet më parë. Sot ajo paguan rreth 10 mijë lekë vit, ndërsa me këtë sistem do të paguajë rreth 7 mijë lekë nëse përdor naftën dhe rreth 5 500 lekë nëse përdor benzinën”, - tha zëvendësministri Rrushaj. Sipas tij, projektligji i ri synon të vendosë një lloj barazie për konsumatorët, duke kompensuar heqjen e taksës së qarkullimit dhe regjistrimit, me rritjen me 7 lekë për litër të taksave të karburantit. “Për të vendosur një farë barazie sipas parimit, që ai konsumon apo e shfrytëzon më shumë infrastrukturën, ai paguan më shumë taksa”, - tha Rrushaj. Sipas tij, nga heqja e doganës mund të përfitojnë edhe ata që i kanë importuar automjetet pas datës një janar të këtij viti, por kusht është fakti që dokumentet duhet të bëhen pasi ligji të ketë hyrë në fuqi.
Paketa fiskale
Komisioni miratoi gjithashtu ndryshimet në taksat doganore për veshjet si dhe uljen e akcizës për birrën. Draftet e miratuara do të votohen këtë të enjte, në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion. Akciza e birrës, kryesisht për prodhuesit vendas ulet nga 30 lekë në 10 dhe 12 lekë për litër. Sipas ligjit, prodhuesit deri në 70 000 hektolitra do të paguajnë një akcizë në nivelin 10 lekë/litër, për prodhuesit nga 70 001 deri 200 000 hektolitra akciza do të jetë 12 lekë/litër, për ata që prodhojnë nga 200 001 deri në 300 000, niveli është lënë 15 lekë/litër, kurse për prodhuesit e mbi 300 000 hektolitra, akciza është vendosur 30 lekë/litër. Përveç uljes së akcizës së birrës, qeveria ka vendosur që të rrisë akcizën për disa lëndë djegëse që në fakt përdoren si lëndë të para në disa industri. Akciza për solarin dhe mazutin është përcaktuar 37 lekë për kilogram, kurse për koksin e naftës 2 lekë për kilogram. Ndërkaq, ligji tjetër parashikon të hiqen detyrimet për importin e lëndëve të para të fasonit dhe veshjet e gatshme. Nga kjo taksë, pritet të përfitojnë edhe vetë konsumatorët shqiptar, pasi në treg parashikohet të ketë veshje me çmime më të ulëta. Sipas zëvendësministrit Rrushaj, efekti total në buxhet i këtyre taksave për pushtetin vendor nuk do të ndryshojë.