Britania dëshiron integrimin euroatlantik të Kosovës
Ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, David Lidington, ka mirëpritur formimin e Qeverisë së koalicionit të ri në Kosovë dhe zgjidhjen e Presidentit të Republikës.
“Kjo është një arritje e rëndësishme për Kosovën, që sapo festoi përvjetorin e tretë të pavarësisë”, ka thënë Lidington.
“Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetës i fortë i integrimit euroatlantik të Kosovës dhe mbështet plotësisht dhe me vendosmëri përpjekjet e Qeverisë së re për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian”.
“Ne shpresojmë që të punojnë me qeverinë në detyrat e rëndësishme përpara, në veçanti forcimin e sundimit të ligjit, vazhdimin e procesit të decentralizimit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike”.
“Unë gjithashtu mirëpres angazhimin e Kosovës për të nisur bisedimet Prishtinë-Beograd, të mbështetura nga Bashkimi Evropian.
Vlerësoj se këto bisedime do të nxisin bashkëpunimin për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të arritur përparim në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian”, ka thënë ministri Lidington.