E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet marrëveshja atomike Rusi-Bjellorusi

Rusia do ta ndërtoj një stacion atomik të energjisë elektrike në Bjellorusi dhe këtij vendi do t`i japë një kredi prej 9.4 miliardë dollarë.

Kryeminsitri rus, Vlladimir Putin, ka mbikqyrur nënshkrimin e marrëveshjes në Minsk, sipas së cilës centrali do të jetë i gatshëm në vitin 2018.

Rajoni i këtij centrali, afër kufirit me Letoninë, ka shkaktuar shqetësim si në Bjellorusi ashtu edhe Letoni.

Në takimin me presidentin Aleksander Llukashenka, që u transmetua në televizion, Putini sugjeroi se centrali do të jetë më i sigurt se ai në Japoni, që u dëmtua nga tërmeti dhe cunami.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›