Libi Gheddafi planifikon arratisjen ne Tunizi

Lideri libian Muammar Gheddafi është duke planifikuar të arratiset me familjen në Tunizi. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”, duke iu referuar NBC.
“Reporteri amerikan, - bën të ditur taboidi gjerman, - e ka marrë lajmin nga burime qeveritare anonime. Gheddafi mundet që në ditët në vijim të lërë vendin me familjen e tij”.
“Gjithashtu, - vazhdon Bild, - vazhdojnë zërat edhe për një largim të tij në Afrikën e Jugut”.