Bjellorusia i "hakmerret" SHBA-së
Bjellorusia tha se do të anulojë planin për eleminimin e rezervave të saj me uranium të pasuruar, e cila ishte pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.
Një hap i tillë, sipas autoriteteve bjelloruse, vjen në përgjigje të vendimit të Uashingtonit për të vendosur sanksione të reja ndaj Bjellorusisë.
Sekretari për shtyp i Ministrisë së Jashtme bjelloruse, Andrej Savinik, duke bërë publik lajmin, tha se “Minsku nuk e përjashton edhe marrjen e masave të tjera”.
Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë publike sanksione të reja kundër Bjellorusisë, pas shtypjes së aktivistëve opozitarë nga ana e qeverisë.