E Diel, 1 Nëntor 2026

Libi, Gheddafi planifikon arratisjen në Tunizi

Lideri libian Muammar Gheddafi është duke planifikuar të arratiset me familjen në Tunizi. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”, duke iu referuar NBC.
“Reporteri amerikan, bën të ditur taboidi gjerman, e ka marrë lajmin nga burime qeveritare anonime. Gheddafi mundet që në ditët në vijim të lërë vendin me familjen e tij”.

“Gjithashtu, vazhdon Bild, vijojne zërat edhe për një largim të tij në Afrikën e Jugut”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›