Libi, KKT: Gadafi fshehet në qytetin Gadamis

Zyrtarë të Këshillit Tranzitor të Libisë theksojnë se ish-udhëheqësi libian Muamar Gadafi mund të jetë fshehur në qytetin Gadamis, pranë kufirit me Algjerinë.
Sipas tyre Gadafi ndodhet nën mbrojtjen e fiseve tuareg pasi kohë më parë. Gadafi e mbështeti kryengritjen e tuaregëve në Nigerin verior dhe qindra ish-rebelë të këtij fisi kanë luftuar për forcat e ish-udhëheqësit libian.
Më herët KKT tha se Muamar Gadafi mund të fshihej në Bani Valid, në juglindje të Tripolit, ndërsa sipas disa njoftimeve të tjera, ai mund të jetë fshehur në jug të vendit. Gadafi nuk është parë që nga koha kur forcat kryengritëse morën nën kontroll Tripolin muajin e kaluar.