E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, partitë kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve

Partitë politike në Egjipt, përfshirë edhe partinë e fuqishme Vëllazëria Myslimane, kanë kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen në nëntor, nëse sunduesit ushtarakë nuk e ndryshojnë Ligjin Zgjedhor.

Partitë po kërkojnë ndryshim në pjesën e ligjit, që nuk i lejon partitë të garojnë për një të tretën e vendeve në parlament, të cilat janë të rezervuara për kandidatët e pavarur.

Partitë politike dëshirojnë të garojnë për të gjitha vendet në parlament, pasi ligji aktual mund t`i lejoj personat nga ish regjimi i përmbysur i Hosni Mubarakut, të hyjnë në parlament.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›