E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohet i dyshuari për sulm në Pentagon

Në Shtetet e Bashkuara është arrestuar një person me akuza se kishte planifikuar shkatërrimin e selisë së Departamentit të mbrojtjes dhe ndërtesën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, duke i sulmuar me aeroplana të udhëhequr nga larg, e të mbushur me eksploziv.

Personi Rezvan Ferdaus 26 vjeç, shtetas amerikan, është arrestuar mbrëmë në Framingham afër qytetit Boston.

Autoritetet thanë se ai ishte arrestuar në një operacion me involvimin e agjentëve sekretë të Shteteve të Bashkuara, të cilët e kishin furnizuar atë me pajisje, për të cilat ai besonte se ishin armatim.

I akuzuari Ferdaus, nga autoritetet është përshkruar si i diplomuar në fizikë në një universitet në Boston, e që ishte në favor të Al-Kaidës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›