Bërthamorët, Franca paralajmëron Iranin për sulme

I dërguari i francës në Kombet e Bashkuara paralajmëroi Iranin se rrezikon të sulmohet nga ajri nëse vijon të zhvillojë programin e tij bërthamor.
Ambasadori Gerard Araud theksoi në Nju Jork se nëse nuk arrijnë në një marrëveshje për negociatat më Iranin ka rrezik për sulme ushtarake.
Të shtunën Ministri Iranian i Punëve të jashtme Ali-Akbar Salehi i bëri thirrje BE të rifillojë bisedimet për paqe me Teheranin.
Më herët ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney tha se beson që Izraeli do të sulmojë Iranin në mënyrë që të mos lejojë që ky shtet të zhvillojë armët bërthamore.