E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi NATO merr komanden e operacioneve ne Libi

NATO mori komanden e plote te te gjitha operacioneve ajrore mbi Libi nga Shtetet e Bashkuara qe deri tani kishin rolin udheheqes qe nga fillimi i zbatimit te zones se ndalim fluturimit. Dje njoftime te medias amerikane thane se presidenti Barak Obama ka dhene nje autorizim sekret per operacione te fshehta ne mbeshtetje te rebeleve anti-qeveritare. Nderkohe Ministri i Jashtem i Libise Musa Kusa arriti ne Britani pasi deklaroi se po largohej nga qeveria e Moamar Gadafit.

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Foh Rasmusen tha se tranzicioni perfundoi sot. Operacioni i NATO-s i quajtur Mbrojtesi i Bashkuar do te zbatoje rezoluten e Keshillit te Sigurimit te OKB-se per zonen e ndalim-fluturimeve embargon e armeve dhe sulmet ajrore per mbrojtjen e civileve.

NATO-ja do te zbatoje rezoluten e Keshillit te Sigurimit te OKB-se e cila kerkon zbatimin e embargos se armeve. Ne jemi atje per te mbrojtur popullin libian dhe jo per ta armatosur ate.

Nderkohe njoftimet ne median amerikane thane se CIA ka derguar njesi operativesh ne Libi per mbledhjen e informacioneve te zbulimit dhe per te kontaktuar me forcat anti-Gadafi. Operacionet thuhet te jene autorizuar ne menyre te fshehte nga presidenti Barak Obama.

Njoftimet citojne zyrtaret te kene thene se agjentet e zbulimit po perpiqen te kuptojne identitetin dhe aftesite e forcave rebele para se te vendosin nese do tu sigurojne atyre ndihme ushtarake.

Ne po e shqyrtojme me kujdes ceshtjen e ndihmes per opoziten dhe po perpiqemi te gjejme menyra se si mund ti ndihmojme ata me menyra te ndryshme pervec armeve tani per tani. Ndersa me vone do te shohim se cfare rruge do te marre situata.

Nje zedhenes i opozites libiane nuk pranoi te konfirmonte kontaktet me Shtetet e Bashkuara.

E dime se ka ardhur nje perfaqesues i Shteteve te Bashkuara por une nuk mund ta konfirmoj apo ta mohoj se ai ndodhet ketu.

Nderkohe Ministri i Jashtem libian Musa Kusa ka arritur ne Britani dhe ka deklaruar se po largohet nga qeveria e Muamar Gadafit.

Sekretari i Jashtem britanik Uilliam Hejg tha se largimi i zotit Kusa tregon se qeveria e kolonel Gadafit eshte e percare dhe po shperbehet.

Nje zedhenes i qeverise libiane mohoi qe ministri i jashtem te kishte braktisur postin e tij duke thene se ai ishte ne Britani me mision diplomatik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›