Nje konkurs kombetar identifikon talentet e reja ne shkence

Nxenesit ne Shtetet e Bashkuara jane mbrapa nxenesve te vendeve te tjera te zhvilluara persa i perket suksesit akademik. Ne nje raport te Organizates per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik te Kombeve te Bashkuara amerikanet radhiten ne vendin e 14 persa i takon nivelit te leximit ne te 17-in ne shkence dhe te 25-in ne matematike mes 34 vendeve me te pasura. Pavaresisht nga keto shifra ne shkollat amerikane ka shume nxenes te talentuar. Disa nga me te miret mes tyre ishin ditet e fundit ne Uashington per konkursin me prestigjioz te shkences ne vend.
Ceremonia e shperndarjes se cmimeve ishte pika kulmore e nje jave intensive. 40 finalisteve iu bene pyetje nga juria dhe publiku. Ata u takuan me shkencetare dhe politikane dhe Presidenti Obama i priti ne Shtepine e Bardhe.
Keta nxenes te shkelqyer u perzgjodhen nga 2 mije konkurrente ne gjithe vendin. Wendy Hawkins eshte Drejtore Ekzekutive e Fondacionit Intel qe ka organizuar konkursin. Ajo thote se 40 finalistet perfaqesojne arritje te shkelqyera ne shume disiplina.
...praktikisht ne cdo dege te shkences qe mund te te shkoje nder mend fizike inxhinieri elektrike. Dhe projektet jane te detajuara te pasura dhe te zgjuara.
Selena Li eshte nje kinezo-amerikane 17 vjecare nga Sakramento e Kalifornise. Ajo krijoi nje trajtim me efektiv per kancerin e melcise.
Ka nje mungese te theksuar trajtimesh per kancerin e melcise prandaj une doja te studioja kete fushe.
Li i filloi perpjekjet e saj para kater vjetesh me nje udhezues ne Universitetin e Kalifornise qe e mesoi si te bente eksperimente laboratorike.
Une studiova nje menyre te re per te luftuar kancerin e melcise duke i lene te paushqyera derisa te vdesin qelizat kanceroze duke lene njekohesisht pa prekur qelizat normale. Per te shkuar nje hap me tej une bllokova nje menyre mbijetese per qelizat kanceroze duke e bere me efektiv trajtimin.
Li mori cmimin e trete me nje shperblim prej 30 mije dollaresh. Skot Buaver doli i 10-i. Ai fitoi 20 mije dollare per studimin e nje lloj kerpudhe te lidhur me pakesimin masiv te amfibeve ne gjithe boten.
Une u perpoqa te zbuloj nese ekzistenca e elementeve te ndryshem kimike ne mjedis prania e substancave te ndryshme ne rezervat ujore te Arizones mund ta vriste kerpudhen dhe te ndalonte perhapjen e tyre dhe te infeksionit te amfibeve.
Buaver shpreson qe gjetjet e tij te ndihmojne ne ruajtjen e mjediseve te jeteses se amfibeve kudo ne bote. Pjesemarrja ne konkurs ishte kurorezimi i kater viteve studim.
Si Buaver edhe Li duan te behen mjeke dhe studiues te mjekesise. Drejtorja Ekzekutive e Fondacionit te Talenteve ne Shkence Wendy Hawkins thote se arritjet e tyre na kujtojne se cfare mund te realizojne nxenesit e shkollave te mesme.
Te gjithe keta nxenes jane shkencetare. Ata kane aftesine dijet dhe menyren e duhur per ta pare boten. Keta nxenes bejne gjera te mrekullueshme ne rruge te njohura dhe te panjohura.
Hawkins thote se nxenesit e talentuar sherbejne gjithashtu si shembull per te tjeret dhe perfaqesojne brezin e ri te novatoreve qe do ti japin forme te ardhmes se Amerikes.