E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi: NATO transmeton mesazhe

NATO transmeton mesazhe në frekuencat e radios së ushtrisë libiane duke i kërkuar të dorëzohen."Stop luftës kundër popullit tuaj". Ky ishte mesazhi që ka transmetuar NATO duke shtuar se udhëheqësi i Libisë ka rekrutuar mercenarë të huaj " për përdhunimin e njerëzve tuaj".
 

Në këtë mesazh dëgjohet dhe zëri i një gruaje e cila i kërkon të birit të saj se përse vret njerëzit e tyre. Në frekuencat e radios janë dëgjuar dhe të bërtiturat e një fëmije që qan duke thënë, “baba ktheu në shtëpi dhe ndalo luftën”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›