Libi Nato kerkoi falje per sulmin
Kryengritësit libiane thanë se aleanca u ka kërkuar falje për sulmin e të enjtes. Ata thanë se ndryshe nga raportimet e mjekëve në AJdabiya, sipas të cilëve 13 kryengritës ishin vrarë- sulmet e gabuara ajrore të NATO-s shkaktuan vdekjen e 4 luftëtarëve. Ndërkohë Aleanca e Atlantikut tha se do të vijojë të mbështesë mandatin e OKB-së.
“Nato na kërkoi falje për incidentin e ndodhur një ditë më parë, ku mbeten të vdekur disa kryengritës libian”- tha gjenerali i luftëtarëve të opozitës në vend. Sipas mjekeve ne Ajdabiya një ditë më parë sulmet ajrore të NATO-s vranë 13 civilë, ndërkohë gjeneral Yunis tha se numri i kryengritësve të vrarë është 4. Gjenerali tha se sulmet mbi kryengritësit ndodhen edhe pse ata kishin lajmëruar më parë aleancën që do të zhvendosnin tanket e tyre në drejtim të lindjes së Ajdabiyas.
"Ne duam qe aleanca të marrë përgjegjësinë mbi këtë që ndodhi. Duam një shpjegim racional dhe " tha Gjeneral Yunis. Ai tha gjithashtu se gabime të tilla nuk duhet të përsëritet dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të mirë në të ardhmen. Gjenerali theksoi se nuk ka pasur tension mes opozitës dhe NATO-s, pavarësisht nga zemërimi i disa banorëve lokal. Ndërkaq në një deklaratë NATO është përgjigjur se do te vijojë të mbështese dhe të zbatojë rezolutën e OKB-së.
Për të vijuar më tej, u bë e ditur se një anije me ndihma humanitare nga programi botëror i OKB-së për ushqimin ka mbërritur ne Misrata.
Qindra ton ushqime, dhe ilaçe pritet të furnizojnë të paktën 30 mijë persona për një muaj. Misrata ka qenë nën sulmin e forcave qeveritare libiane për disa javë radhazi. Më herët kryengritësit libianë i bënë thirrje NATO-s të ndërmarrë sulme mbi forcat e Gedafit në qytet ose përndryshe qyteti do të shfaroset.