E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi-Zvicër, përfundon kriza e vizave Shengen

Hiqen kufizimet e vendosura më parë që ndalonin hyrjen e europianëve në vend

Libia ka “hedhur” poshtë masat e marra për hyrjen në vend të qytetarëve të ardhur nga 25 vendet e zonës Shengen, pasi Spanja që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian bëri me dije se Zvicra ka tërhequr “listën e zezë” të refuzimit të vizave për 188 libianë, mes të cilëve edhe të vetë liderit Muamar Gedafi. Fundi i kësaj mase të vendosur hoqi njëkohësisht peshën e madhe për fillimin e një krize që kërcënonte të dëmtonte marrëdhëniet ekonomike gjithmonë e më të shpeshta që lidhin Europën dhe Libinë, një vend të rëndësishëm në eksportin e naftës. “Në interesin e forcimeve të bashkëpunimit me Bashkimin Europian, Libia ka eliminuar të gjitha kufizimet e vendosura në të kaluarën për qytetarët e zonës Shengen”, tha ministri i Jashtëm libanez në një komunikatë për shtyp dhënë agjencisë shtetërore të lajmeve “Jana”. Më përpara, ministri i Punëve të Jashtme spanjolle kishte shpërndarë një komunikatë ku shkruhej se “lista e zezë” zvicerane e vizave ishte tërhequr. “Libia shpreh vlerësimin e saj ndaj Bashkimit Europian për këtë iniciativë. është një humbje për Zvicrën. Libia e pranon vendimin e BE-së”, ka shkruar agjencia “Jana” që ka cituar deklaratën e ministrit të Jashtëm libanez. Gjithçka nisi kur Libia bllokoi dhënien e vizave qytetarëve të zonës Shengen pas vendimit të Zvicrës hyrjen në vend të e 188 libianëve, mes të cilëve edhe të Gedafit dhe anëtarëve të familjes së tij. Kjo lëvizje e Zvicrës ndalonte personat në listën e zezë të hynin në çdo vend të zonës Shengen. Komunikata spanjolle u shpërnda pasi ministri i Jashtëm, Miguel Angel Moratinos, ndërmjetësoi bisedimet në Sirte, qyteza libiane ku po zhvillohet samiti i Ligës Arabe. Zvicra dhe Libia nuk kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën që prej korrikut të 2008-s kur policia zvicerane arrestoi në Gjenevë, Hanibal Gedafin, një nga djemtë e liderit libanez, i akuzuar se kishte keqtrajtuar dy shërbëtore. Në shkurt, Gedafi kishte bërë thirrje për luftë të shenjtë kundër Zvicrës, ndërsa në ditët e kaluara Libia vendosi embargon tregtare kundër vendit europian. Mendohet se lideri libanez bëri thirrje për “luftë të shenjtë” për shkak të rezultatit të referendumit në Zvicër, sipas të cilit në këtë vend nuk do të lejohet ngritja e minareve të xhamive. Ai i nxiti gjithashtu myslimanët që të bojkotonin prodhimet zvicerane dhe të ndalonin hyrjen e avionëve dhe anijeve nga ky vend në portet e vendeve arabe dhe myslimane. Një pjesë e madhe e kanë analizuar këtë shpërthim të liderit libian një akt “hakmarrjeje” ndaj arrestit në të cilin Zvicra e vuri djalin e tij edhe pse ai u la i lirë brenda dy ditësh. Akuzat kundër Hannibal Gheddafit u hodhën poshtë, por Libia pezulloi eksportin e naftës drejt Zvicrës, tërhoqi miliona dollarë nga bankat zvicerane dhe i hodhi punonjësit zviceranë në Libi të gjithë në gjyq për skadim të vizave apo akuza të tjera. Ndërkaq, qeveria zvicerane kërkoi lirimin e Max Goeldi, një sipërmarrës zviceran të cilit iu ndalua të largohej nga Libia pas arrestimit të djalit të Gedafit. Aktualisht, biznesmeni po kryen katër muaj burg me akuzën e dhunimit të ligjeve mbi emigracionin. Megjithatë, Libia thotë se mes këtyre dy ngjarjeve nuk ka asnjë lidhje. Sipas avokatit të tij, Goeldi mund të lirohet menjëherë pas mbylljes së konferencës së Ligës Arabe. Ndërkaq, një fakt i çuditshëm do të ndodhë me pasaportat e Libisë. Muamar Gedaffi ka urdhëruar stampimin në pasaportat e qytetarëve të tij të një fotoje ku shfaqet bashkë me Kryeministrin italian, Silvio Berluskoni. Shumë shpejt do të nisë edhe zbatimi i urdhrit prej autoriteteve vendase, ku si imazh do të përdoret një foto ku shfaqen duke u përqafuar Gedafi dhe Berluskoni në vitin 2008 gjatë hedhjes së firmës së marrëveshjes së miqësisë dhe bashkëpunimit mes Italisë dhe Libisë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›