Timoshenkos preket nga një sëmundje misterioze

"Gjendja e saj është keqësuar përsëri në krahasim me dje", i deklaroi AFP-së Natalia Lyssova, pa dhënë detaje të tjera.
Dje, një avokat i Timoshenkos bëri të ditur se klientja e tij vuan nga një sëmundje misterioze. Deputeti Oleksandër Turçinov, krahu i djathtë i opozitares, u shpreh se "njolla blu" të shkaktuara nga enë gjaku të çara janë shfaqur në të gjithë trupin e saj. "Hetimi nuk po ndjek rrjedhën e duhur, regjimi nuk mund ta shkatërrojë nga ana juridike dhe ne shqetësohemi se mos po përpiqet ta shkatërrojë me mënyra të tjera". vazjdpo Lyssova.
Zëdhënësja e administratës së burgjeve të Ukrainës, Oksana Velkova-Lagoda, e pyetur sot nga AFP-ja për gjendjen shëndetësore të opozitares, u shpreh se nuk ka informacione. Përkundrazi, kjo administratë deklaroi në një komunikatë se Timoshenko ka refuzuar të vizitohet nga një komision mjekësor që përfshin një zëvendësministër të Shëndetësisë dhe disa mjekë me titullin doktor.
Opozitarja këmbëngul të vizitohet nga mjeku i saj personal që e ndjek që prej disa vitesh, theksoi zëdhënësja tjetër e saj Marina Soroka. Franca e vlerëson "themelore" respektimin e të drejtave të mbrojtjes në procesin e opozitares Juli Timoshenko në Kiev e cila duhet të përfitojë "ndjekjen e duhur mjekësore", bëri të ditur sot Ministria e Jashtme.
"Po ndjekim me vëmendje zhvillimin e procesit të Timoshenkos. Është shumë e rëndësishme që procedura gjyqësore të zhvillohet në mënyrë të paanshme dhe transparente, duke garantuar të drejtat e mbrojtjes dhe duke bërë të mundur një vizitë mjekësore të përshtatshme", deklaroi zëvendëszëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Christine Fages. /Start/
2011-08-19 17:35