E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia e Kosoves njihet nga Shen Lucia

Shën Lucia të premten e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke u bërë shteti i 81 që njeh Republikën e re.

Lajmi është bërë i ditur në një konferencë për media nga këshilltari për media i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artan Behrami.

Me këtë njohje, numri i vendeve që kanë pranuar shtetësinë e Kosovës shkon në 81. Këtë javë shteti kosovar është njohur edhe nga Guineja, Nigeri dhe Benini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›