Kinë, zjarr në një objekt banimi, 17 të vdekur

Nga zjarri në një ndërtesë banimi në Pekin, kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur, ka raportuar agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Ksinhua.
Sipas agjencisë, afro 200 zjarrfikës dhe pjesëtarë të policisë ishin në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Zyrtarë lokalë dhe liderë partiakë kanë kërkuar nga hetuesit që “sa më shpejtë t`i gjejnë shkaqet” e kësaj fatkeqësie, që ka ndodhur sot.