E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, tërmet 6,2 ballë në ishujt Sulawesi

Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë goditi në orët e para të ditës së sotme ishujt Sulawesi, në Indonezi, ku një grua u plagos duke u hedhur nga një dritare, njoftoi Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS) dhe autoritetet vendase.
 

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 9 kilometrash pak pas mesnate me GMT, rreth 75 milje në juglindje të qytetit të Kendari, shtoi USGS.
 

Nga Instituti indonezian i Meteorologjisë dhe Gjeofizikës tërmeti u vlerësua në 6,0 ballë, i cili shtoi se goditja kishte ndodhur 55 kilometra në juglindje të qytetit të Kendari në një thellësi prej 18 kilometrash.
 

"Tërmeti u ndje në Kendari, por nuk janë raportuar dëme", deklaroi një zyrtar i agjencisë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›