Libi, kryeministri shpall kabinetin e ri qeveritar

Kryeministri i përkohshëm i Libisë, Abdel Rahim al-Kib, prezantoi kabinetin e tij të ri, pasi u miratua nga Këshilli Kombëtar Kalimtar.
Qeveria e përkohshme do të çojë vendin e pasur me naftë në zgjedhje për një kongres kombëtar deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.
Që nga përmbysja e regjimit të Muamer Gadafit në gusht, udhëheqësit e rinj të Libisë janë duke luftuar për të forcuar kontrollin e tyre mbi vendin dhe për të filluar ndërtimin e institucioneve shtetërore.