E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnjë, gjykata dënon dy oficerë për krime lufte

Një gjykatë në Bosnjë sot ka shpallur fajtorë dy ish oficerë të ushtrisë boshnjake për trajtim çnjerëzor të kroatëve në një kamp-burg gjatë kohës së luftës.

Nisvet Gasal, që drejtonte kampin në qytetin boshnjak Bugojno, u dënua me gjashtë vite, ndërsa ish komandanti i policisë, Senad Dautoviç do të burgoset për 13 vite.

Gjykata tha se më shumë se 300 kroatë, ishin burgosur në vitet 1993-1994 në këtë kamp, ku ata “rregullisht i nënshtroheshin trajtimit ç`njerëzor”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›