E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do të ndalojë ndarjen e të dhënave me Moskën

Shtetet e Bashkuara deklaruan se do të ndalojnë kryerjen e disa detyrimeve sipas Traktatit të Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë, në lidhje me Rusinë.

Në një deklaratë, zëdhënësja e departamentit të shtetit, Viktoria Nuland, tha sot se Uashingtoni do t`i ndalojë Moskës ofrimin e të dhënave rreth forcave ushtarake jo bërthamore në Evropë.

Ajo tha se vendimi u mor për shkak se negociatat me Rusinë për kontrollimin e armëve janë zvarritur për një kohë të gjatë.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se aleatët evropianë pritet gjithashtu të ndalojnë ndarjen e të dhënave me Rusinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›