Libi, kryengritësit përparojnë drejt perëndimit

Ndërkohë që NATO, ka marrë të gjithë komandon e operacioneve ushtarake të Libisë, rebelët po avancojnë për të marrë qytet kyçe në vend.
Forcat rebele kanë njoftuar se qyteti Sirte ka rënë në duart e tyre. Por raportimet e korrespondetëve të huaj, kanë njoftuar se qyteti është ende i rrethuar nga forcat besnike të Gadafit. Sirte është qyteti i lindjes së kolonelit, dhe nëse njoftimet e rebelëve do të ishin të vërteta, atëherë kjo do të ishte një fitore e rëndësishme simbolike për ta, kundër regjimit.
Ndëkohë që zëdhënësi i qeverisë Moussa Ibrahim, njoftoi se 3 civilë ishin vrarë gjatë bombardimeve të fuqishme në sirte, në afërsi të portit.
Bombardime të fuqishme janë ndier gjatë natës edhe në Tripoli, dhe njoftoi se rebelët po i afrohen edhe gjithnjë e më shumë kryeqytetit.
Kontrolli është marrë edhe në qytetin e pasur me naftë Brega. Brega është qyteti i katër në të cilin rebelët kanë marrë kontrollin. Ndërkohë që më parë në duart e tyre ka rënë, Bin Jiwad, Misurata, Ras Lanufit, që zotëron edhe portin më të madh nga ku eksportohet nafta libiane.
Ndërkohë që NATO,pas marrjes së komandos, gjithëpërfshirësë të operacioneve, ka deklaruar se do të jetë e paanshme duke thënë se zona e ndalim fluturimit do të zbatohet për të dy krahet. Pra nuk do të lejohen fluturime si nga mercenarët e Gadafit, ashtu edhe nga kundërshtarët e tyre. Gjithashtu edhe embargoja e armëve do të zbatohet me të njëjta standarte.