E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, 12 të vdekur nga përleshjet

Armata e Sirisë ka vendosur trupat e saj në qytetin port Latakia, me qëllim që të qetësoj situatën pas kryengritjes anti qeveritare në këtë qytet, nga e cila raportohet se janë vrarë 12 persona.

Dhuna të premten dhe të shtunën në Latakia, u bë në kuadër të kryengritjes së gjërë kundër sundimit të regjimit të presidentit, Bashar al-Asad, nga e cila ka pasur të vrarë dhe të plagosur.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se gjendja në qytete kryesore ishte e qetë.

Autoritetet kanë sugjeruar se dhuna në këtë vend po inicohet nga ata që shpresojnë të provokojnë konflikt sektar në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›