Itali, Berluskoni paraqitet sot para gjykatës

Kryeministri italian Silvio Berluskoni, do të paraqitet këtë të hënë në gjykatën e Milanos për tu përballuar me akuzat për korrupsion.
Berluskoni, përballet me 4 procese gjyqësore ka deklaruar se do të marrë pjesë në sa më shumë të mundet në senaca dëgjimore, për të provuar pafajësinë e tij.
Gjyqi i kësaj të hëne, kërcënon një nga mediat e Berluskonit. Gjatë kësaj seance dëgjimore, janë thirrur edhe djali i Berluskonit dhe një sërë të akuzuarish të tjerë, për rritjen e çmimive të të drejtave televizive "pay për vieë", dhe më pas përfitimet e tyre i financonte në politike dhe biznese të tjera.
Berluskoni ka mohuar të gjitha akuzat , duke deklaruar se akuzat e ngritura kundër tij kanë baza politike. Në fillim i kavalierit, preferoi që të qëndronte larg seancave gjyqësore, duke mos u paraqitur, por vetëm pak kohë më parë ai deklaroi se ishte i gatshëm të vërtetonte ndershmërinë në punën e tij.
Por përveç akuzave për korrupsion, Berluskoni, po përballet edhe me skandalin seksual, me të mitura. Edhe në këtë rast kryeministri ka mohuar akuzat, ndërsa vërtetimi i tyre, do të çonte kavalierin për 15 vite në qeli.