Libi kryengritesit vazhdojne sulmet

Kryengritësit, apo forcat pro-qeverisë së përkohshme në Libi po avancojnë, megjithëse me ngadalë, në Sirte, e konsideruar si fortesë e besnikëve të Kolonelit Muamar Gedafi.
Përleshjet janë intensifikuar edhe në Bani Valid.
Vendndodhja e kolonelit nuk dihet ende. Ai është në arrati prej muajit gusht, kur forcat kryengritëse morën nën kontroll Tripolin. Besnikët e tij vazhdojnë të mbajnë nën kontroll Sirten, Bani Validin dhe disa qytete të tjerë, ndërsa trupat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit po përpiqen të marrin nën kontroll të gjithë Libinë.
Një zëdhënës i Këshillit Ushtarak në Misurata, në bregdetin mes Sirtes dhe Tripolit tha se Libia Libi, kryengritësit tërhiqen nga Bani ValidLibi, luftë në Sirte e Bani Ualid Rebelët hyjnë në Sirtë kryengritësit kanë avancuar, duke ju afruar prej 7 km qendrës së qytetit.
Lëvizja e tyre është e ngadaltë, shpeshherë janë vënë në shënjestër të granatave dhe armëve. Sipas BBC-së, ka raportime kontradiktore, ndërsa zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit flet për kontrollin e aeroportit dhe një baze ajrore, në terren kryengritësit thonë se vazhdojnë luftimet në afërsi të aeroportit.
Në qytet mungon energjia elektrike, ushqimet, uji i pijshëm apo medikamentet. Të paktën 8 luftëtarë u vranë të shtunën duke e çuar në 30 numrin e të vrarëve.
Shumë të tjerë u plagosën. Ka raportime kontradiktore për bombardimin e NATO-s në Sirte që vuri në shënjestër një numër të madh luftëtarësh të Gedafit.
Zëdhënësi i Kolonelit, Musa Ibrahim, foli për 300 civilë të vrarë. Sipas BBC, asnjë prej deklaratave nuk mund të verifikohet, por ngjarjet në të shkuarën sugjerojnë se të tilla pretendime nga ana e përkrahësve të Gedafit kanë rezultuar të pabaza.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Videoskandali ndan gjykatën
Dvorani: Ekspertiza e huaj, e ligjshme dhe më e mirë
Zbulohet drafti i socialistëve
Berisha në Asamblenë e OKB
Kosovë, bllokimi i rrugëve në veri
Ngjela përshëndet Kushtetuesen