Musharaf kritikon SHBA-të për Bin Ladenin
Ish presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf ka kritikuar sot Shtetet e Bashkuara se e kanë cënuar sovranitetin e Pakistanit kur kryen sulmin gjatë së cilës u vra Osama bin Ladeni.
Ish kreu i armatës pakistaneze deklaroi se të gjithë njerëzit paqedashës duhet të jenë të lumtur që u vra Bin Ladeni, por asnjë pakistanez nuk duhet të pranojë cënimin e sovranitetit të tyre.
Sidoqoftë, Musharaf insistoi se Pakistani dhe SHBA-të duhet të punojnë së bashku për të eliminuar terrorizmin.