E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, mbështetësit e Gadafit luftojnë për Bani Validin

Mbështetësit e ish liderit të vrarë të Libisë, Muamer Gadafi, po luftojnë për marjen në kontroll të qytetit Bani Valid, që dikur ishte bazë e ish regjimit. Agjencitë e lajmeve citojnë një person lokal të paidentifikuar, të ketë thënë se katër njerëz janë vrarë dhe më tepër se 20 janë plagosur në përleshje, ndërsa ka shtuar se është përdorë edhe armatim i rëndë.

Dhuna kishte shpërthyer kur luftëtarët lojalë ndaj regjimit të ri, të udhëhequr nga Këshilli Tranzicional Kombëtar, i kishin arrestuar disa lojalistë të dyshuar të Gadafit, në këtë hapësirë.

Bani Valid është afro 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Tripoli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›