Libi, opozita mbështet sulmet ajrore, pavarësisht “incidentit”

Kryengritësit libianë do të vazhdojnë të mbështesin fushatën ajrore kundër trupave të Gadafit, pavarësisht sulmeve të dyshuara të NATO-s, për të cilat opozita thotë se kanë vrarë 13 rebelë.
Aleanca tha se ka nisur hetimet për incidentin e raportuar në mes të qyteteve Axhdabia dhe Brega.
Regjimi i Gadafit e ka refuzuar propozimin e opozitës për armëpushim, duke e quajtur atë “një gjë të çmendur”.
Luftimet ndërmjet mbështetësve të qeverisë dhe forcave kryengritëse kanë vazhduar në qytetet Misrata dhe Brega. Raportohet për disa civilë të vrarë në luftime.