E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, përpjekje tjetër për të marrë kontrollin e Sirte

Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar në Libi bënë një tjetër përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit Sirte, një ditë pasi u sprapsën nga forcat besnike të ish udhëheqësit Moamar Gadafi.
 

Luftëtarët e Këshillit u grumbulluan në rrethinat e qytetit që është vendlindja e Gadafit, ndërsa luftime të ashpëra u zhvilluan në Bani Valid, një tjetër pikë qëndrese e Gadafit.
 

Ndërkohë vendndodhja ekolonelit libian vazhdon të mbetet ende mister. Më herët Agjencia e lajmeve Reuters citoi zëdhënësin e tij i cili tha se Gadafi është ende në Libi.
 

Turqia nga ana tjetër njoftoi se do të dërgojë 22 tonë ndihma humanitare në qytetin Bani Valid, një tjetër qëndresë e forcave pro-Gadafit. Qeveria turke tha se ndihmat janë për civilët të cilët kanë nevoja urgjente.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›